Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 43

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 43:1 Por zija ishte e madhe nė vend;

GEN 43:2 dhe kur mbaruan sė ngrėni grurin qė kishin sjellė nga Egjipti, i ati u tha atyre: "Kthehuni pėr tė na blerė pak ushqime".

GEN 43:3 Por Juda iu pėrgjegj duke thėnė: "Ai njeri na ka paralajmėruar haptas duke thėnė: "Nuk keni pėr ta parė fytyrėn time, nė qoftė se vėllai juaj nuk do tė jetė me ju".

GEN 43:4 Nė qoftė se ti e nis vėllanė tonė me ne, ne do tė zbresim dhe do tė tė blejmė ushqime;

GEN 43:5 por nė rast se nuk e nis, ne nuk kemi pėr tė zbritur, sepse ai njeri na tha: "Nuk keni pėr ta parė fytyrėn time, nė rast se vėllai juaj nuk do tė jetė me ju"".

GEN 43:6 Atėherė Izraeli tha: "Pse mė dhatė kėtė dhembje duke i thėnė atij njeriu qė kishit edhe njė vėlla?".

GEN 43:7 Ata iu pėrgjigjėn: "Ai njeri na pyeti me shumė kujdes pėr ne dhe farefisin tonė, duke thėnė: "Gjallė ėshtė ende ati juaj? Keni ndonjė vėlla tjetėr?". Dhe ne u pėrgjigjėm nė bazė tė kėtyre pyetjeve tė tij. Ku tė na shkonte nga mendja qė ai do tė na thoshte: "Silleni kėtu vėllanė tuaj"?".

GEN 43:8 Pastaj Juda i tha Izraelit, atit tė tij: "Lėre fėmijėn tė vijė me mua, dhe do tė ēohemi dhe do tė shkojmė nė mėnyrė qė tė rrojmė dhe jo tė vdesim, si ne ashtu dhe ti e tė vegjėlit tanė.

GEN 43:9 Unė bėhem garant pėr tė; do t`i kėrkosh llogari dorės sime pėr atė. Nė rast se nuk e rikthej dhe nuk e vė para teje, do tė jem fajtor para teje pėr gjithnjė.

GEN 43:10 Po tė mos ishim vonuar, nė kėtė orė do tė ishim kthyer pėr tė dytėn herė".

GEN 43:11 Atėherė Izraeli, ati i tyre, u tha atyre: "Po tė jetė ashtu, veproni nė kėtė mėnyrė: merrni nė trastat tuaja disa nga prodhimet mė tė mira tė vendit dhe i ēoni atij njeriu njė dhuratė: pak balsam,

GEN 43:12 Merrni me vete dyfishin e parave dhe kthejani paratė qė ju vunė nė grykėn e trastave tuaja, ndofta ka qenė njė gabim.

GEN 43:13 Merrni edhe vėllanė tuaj, dhe ēohuni dhe kthehuni tek ai njeri;

GEN 43:14 dhe Perėndia i plotfuqishėm t`ju bėjė tė gjeni hir para atij njeriu, kėshtu qė ai tė lirojė vėllanė tjetėr tuajin dhe Beniaminin. Sa pėr mua, po tė jetė se duhet tė mbetem pa bijtė e mi, ashtu qoftė!".

GEN 43:15 Ata, pra, morėn me vete dhuratėn si dhe dyfishin e parave dhe Beniaminin; u ngritėn dhe zbritėn nė Egjipt dhe u paraqitėn para Jozefit.

GEN 43:16 Kur Jozefi pa Beniaminin bashkė me ta, i tha kryeshėrbėtorit tė shtėpisė sė tij: "Ēoji kėta njerėz nė shtėpi, ther njė kafshė dhe pėrgatit njė banket, sepse ata do tė hanė drekė bashkė me mua".

GEN 43:17 Dhe ai bėri ashtu siē e urdhėroi Jozefi dhe i ēoi nė shtėpinė e Jozefit.

GEN 43:18 Por ata u trembėn, pėr shkak se i kishin ēuar nė shtėpi tė Jozefit dhe thanė: "Na sollėn kėtu pėr shkak tė atyre parave qė na u vunė nė trastat tė parėn herė, pėr tė gjetur njė shkas kundėr nesh, pėr t`u sulur mbi ne dhe pėr tė na zėnė skllevėr bashkė me gomarėt tonė".

GEN 43:19 Pasi iu afruan kryeshėrbėtorit tė shtėpisė sė Jozefit, folėn me tė te dera e shtėpisė dhe thanė:

GEN 43:20 "Zotėria im, ne zbritėm nė tė vėrtetė herėn e parė kėtu pėr tė blerė ushqime;

GEN 43:21 dhe ndodhi qė, kur arritėm nė vendin ku kaluam natėn, hapėm trastat dhe, ja, paratė e secilit prej nesh ndodheshin nė grykė tė trastės sė vet; paratė tona me peshėn e tyre tė saktė; tani i kemi risjellė me vete.

GEN 43:22 Dhe kemi sjellė me vete para tė tjera pėr tė blerė ushqime; ne nuk e dimė kush mund t`i ketė vėnė paratė tona nė trastat tona".

GEN 43:23 Por ai tha: "Qetėsohuni, mos u trembni: Perėndia juaj dhe Perėndia e atit tuaj ka vėnė njė thesar nė trastat tuaja. Unė i pata paratė tuaja". Pastaj u solli Simeonin.

GEN 43:24 Ai njeri i futi nė shtėpinė e Jozefit, u dha ujė qė tė lanin kėmbėt dhe ushqim pėr gomarėt e tyre.

GEN 43:25 Atėherė ata pėrgatitėn dhuratėn, duke pritur qė Jozefi tė vinte nė mesditė, sepse kishin dėgjuar qė do tė rrinin pėr tė ngrėnė nė atė vend.

GEN 43:26 Kur Jozefi arriti nė shtėpi, ata i paraqitėn dhuratėn qė kishin sjellė me vete nė shtėpi, dhe u pėrkulėn para tij deri nė tokė.

GEN 43:27 Ai i pyeti si ishin dhe tha: "Ati juaj, pėr tė cilin mė keni folur, a ėshtė mirė? Éshtė ende gjallė?".

GEN 43:28 Ata u pėrgjegjėn: "Shėrbėtori yt, ati ynė, ėshtė mirė; jeton ende". Dhe e nderuan duke u pėrkulur.

GEN 43:29 Pastaj Jozefi ngriti sytė, pa vėllanė e tij Beniaminin, bir i nėnės sė tij, dhe tha: "Ky ėshtė vėllai juaj mė i vogėl pėr tė cilin mė folėt?". Dhe shtoi: "Perėndia tė ndihmoftė, biri im!".

GEN 43:30 Atėherė Jozefi nxitoi tė dalė jashtė, sepse ishte mallėngjyer thellė pėr shkak tė vėllait tė tij, dhe kėrkonte vend ku tė qante. Hyri kėshtu nė dhomėn e tij dhe aty qau.

GEN 43:31 Pastaj lau fytyrėn dhe doli; dhe duke i dhėnė zemėr vetes, tha: "Shtrojeni drekėn".

GEN 43:32 Dreka u shtrua veēmas pėr tė, veēmas pėr ata dhe pėr Egjiptasit qė hanin veēmas nga ai, sepse Egjiptasit nuk mund tė hanin bashkė me Hebrejtė; kjo do tė ishte njė gjė e neveritshme pėr Egjiptasit.

GEN 43:33 Kėshtu ata u ulėn pėrpara tij: i parėlinduri simbas sė drejtės sė tij tė parėbirnisė dhe mė i riu simbas moshės sė tij; dhe e shikonin njėri-tjetrin me habi.

GEN 43:34 Dhe Jozefi urdhėroi qė t`u sillnin racione nga tryeza e vet; por racioni i Beniaminit ishte pesė herė mė i madh nga ai i secilit prej tyre. Dhe pinė dhe u gėzuan me tė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase